Kriza e emigrantëve, Mogherini: Të lëmë mënjanë fajet, të bashkëpunojmë

Në mesin krizës së klandestinëve menaxhimi i të cilës i ka vënë shpesh herë përballë liderët e Bashkimit Europian, shefja për politikën e jashtme, Federica Mogherini ka bërë thirrje për bashkëpunim  dhe lënie mënjanë të lojërave të fajit."Mendoj se fluksi i emigrantëve me të cilin po përballemi është pasojë e krizave që kemi përreth Europës, dhe në këtë situatë lojarët e ngecies së fajit nuk na japin asnjë rezultat serioz. Çështja kryesore nuk është se kush po i bën detyrat e kush jo, por si po e përballojmë dhe menaxhojmë bashkë këtë cështje"Duke folur nga Talini, Mogherini tha se BE po bashkëpunon ngushtë me vendet e Ballkanit të cilat po përballen me pasojat e kësaj krize, ndërsa konfirmoi një ndihmë prej 8 mln eurosh të Komisionit Europian për menaxhimin e situates.Mendimin se Europa duhet të bëjë më shumë si bashkim politik përballë krizës së emigrantavë e ndan edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e presidenti frances Hollande."Nëse shikojmë situatën në Europë, shohim që ne kemi një ligj të përbashkët për azilin, i cili nuk po zbatohet. Gjermania dhe Franca kërkojnë zbatimin e tij dhe në mënyrë të vecantë, regjistrimin dhe standardet minimale të pranueshme për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve"Ndërsa presidenti francez bëri thirrje për të përshpejtuar punën për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në Itali dhe në Greqi."Është e domosdoshme të regjistrohen njerëzit që vijnë në brigjet tona për të hyrë në Evropë si dhe të bëhet dallimi i nevojshëm mes njerëzve që kërkojnë azil dhe atyre që vijnë thjesht si emigrantë e që nuk mund të pranohen."Europa prej muajsh është në alarm për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kanë mbërritur e I drejtohen cdo ditë brigjeve të saj nga vendet në konflikt.