Bushati në Tetovë për tu njohur me situatën pas përmbytjeve

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka vizituar Tetovën për t`u njohur me situatën në komunën maqedonase pas përmbytjeve masive që ndodhën disa javë më parë. Bushati i shprehi kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi mbështetja nga shteti shqiptar për zbutjen e efekteve negative të katastrofës.Arifi  e njohu ministrin Bushati me masat e marrë nga qeveria lokale dhe qendrore për përballimin e pasojave të përmbytjeve.Ministri Bushati, shprehu ngushëllimet për familjet që humbën të afërmit e tyre, duke shpresuar  që kësaj fatkeqësie të hartohen projekte dhe programe të qëndrueshme dhe afatgjata infrastrukturore nga të cilat do të përfitojnë banorët e Tetovës dhe rrethinave. Ministri Bushati gjatë kësaj vizite zhvilloi takime joformale me personalitete publike dhe politike në Shkup.