Tiranë, arrestohen 3 persona, për 2 muaj kanë kryer 9 vjedhje

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 3 persona me akuzën për 9 vjedhje të kryera në Tiranë. Personat e arrestuar janë Ardian Suti, 31 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane, i denuar me pare ne Itali per "Vjedhje me arme”, Armend Krosi, 45 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Kruje dhe Durim Rama,  27 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane.Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Vila”. Tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin për një periudhë kohore 2 muaj kanë kryer një seri vjedhjesh tek komplekset e rezidencave të banimit në zonën e Farkës.Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan:-2 laptope te markes HP, 3 lap tope te markes APPLE, 3 i.pode, 1-telefon i.phone 6S,1-detektor per kerkim metalesh, 10 ora te markave te ndryshme, Bizhuteri floriri si (unaza, varse, veth ), Paisje shtepiake si gjeneratore, kompresore, navigatore, amlikfikator kuti me vegla pune, targa automjetesh.Vjedhjet e kryera 1-Vjedhje e ndodhur me date 13.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill nje shtetasi te huaj me iniciale C.D.2-Vjedhje e ndodhur me date 22.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill e nje shtetase te huaj H.K TH.3-Vjedhje e ndodhur me date 22.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill e nje shtetasi te huaj A.B 4-Vjedhje e ndodhur me date 19.08.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill5-Vjedhje e ndodhur me date 21.08.2015 tek kompleksi i rezidencave ACACIA HILL e nje shtetasi B.M6-Vjedhje e banese me date 18.03.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e nje shtetasi E.T .7-Vjedhje e banese me date 27.03.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e nje shtetasi K.T 8-Vjedhje e banese me date 20.04.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e nje shtetasi G.G.9-Vjedhje e banese me date 29.04.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e nje shtetasi M.RR.unnamed (1) unnamed