Veliaj: Nga sot paketë penalitetesh për ndotësit dhe zaptuesit e pronës publike

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës, do të prezantojë sot paketën e penaliteteve për të gjithë ata individë apo biznese të ndryshme që zaptojnë, dëmtojnë apo ndotin pronën e përbashkët.Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë ceremonisë së prezantimit të administratorit të Njësisë numër 10”, Arian Hamiti.“Duke filluar nga dita e sotme, Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë “pisanjosët” e qytetit, do të ketë një sistem gjobash për individë dhe biznese që ndotin, do të ketë një sistem penalitetesh për të gjithë ata që urinojnë në vende publike, do të ketë një sistem penalitetesh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje”, tha Veliaj në fjalën e vet.Më tej ai shtoi se ka ikur koha kur prona e përbashkët trajtohej si një mall pa zot, dhe kur i ndershmi paguante për veprimet e të tjerëve. Kjo koha kur ne penalizojmë të ndershmin dhe të qënit i ndershëm, duhet të marri fund. Nëse dikush hedhe plehra në rrugë, duhet ta paguajë ai faturën; nëse dikush vandalizon objektet publike, artistike apo kulturore, si Monumenti i Pavarësisë, duhet ta paguajë ai që është vandal dhe nëse dikush ndërton pa leje do ta paguajë prishjen por edhe rikthimin në gjendjen fillestare ai që ndërton pa leje. Ky është i vetmi mekanizëm që ne kemi për të ruajtur bashkëjetesën mes njëri-tjetrit, bashkëjetesa ruhet me rregulla”, shtoi Veliaj.Gjithashtu ai ka lajmëruar se aksioni për çlirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht nga bizneset dhe qytetarët pas Njësisë 5 do të vijojë në Njësinë 10.“Njësia 10 do të jetë njësia e dytë pas njësisë 5 ku ne do të fillojmë një aksion për lirimin e territoreve, trotuarët, e të gjitha hapësirat publike”, tha Veliaj. Ai ka bërë të ditur dhe një fakt tepër domethënës të rezultateve që ka sjellë ky aksion jo vetëm në kthimin e hapësirave publike por edhe kthimin e kulturës së ligjshmërisë te qytetarët dhe çdo biznes. Vetëm në një javë aksion në njësinë 5 janë 6-fishuar të ardhurat e Tatim –Taksave të të gjithë qytetit të Tiranës, pra, vetëm nga aksioni i njësisë 5 është 6-fishuar buxheti ditor i të ardhurave që mblidhen nga gjithë Bashkia e Tiranës”, u shpreh Veliaj.