Shoqata e Shqiptarëve në Greqi: Numri i emigrantëve për azil, i papërfillshëm

Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri Rama në konferencën në rrjetet sociale, numri i azilëkruesve shqiptarë në Gjermeni që janë nisur nga Greqia është fare i papërfillshme. Përmes një lidhje me skype për Ora News, Kreu i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi Etmond Guri ka hedhur poshta faktin se shumica e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani janë nisur nga Greqia dhe kjo për shkak të krizës që po kalon vendi fqinj.Etmond Guri: Sipas statistikave të Federatës, në Shqipëri janë riatdhesuar rreth 200 mijë shqiptarë, për në BE janë mbi 35 mijë të adresuar, nga të cilët është një përqindje shumë e vogël që i drejtohen zyrave të azilit, nuk mund të përjashtohet fakti se nuk ka azilkërkues por nuk janë këta faktor kryesor, apo numri më i madhe i azilkërkuesve  në BE.Kjo dhe një sërë shqetësimesh të tjera radhiten në letrën me 10 pyetje  që komuniteti shqiptar në Greqi i ka dërguar kryeministrit të vendit në konferencën në rrjetet sociale. Spikasin mes reshtash shqetësimet e ngritura për studentët e diplomuar jashtë vendit apo edhe ajo e ndihmës sociale për emigrantët.1-Çfarë do të bëjë qeveria juaj për mungesën totale të informacionit të nevojshëm dhe ndihmës sociale për emigrantët shqiptarë të riatdhesuar për ri-integrimin e tyre në shoqërinë dhe në tregun e punës në Shqipëri?2-Cili është plani juaj për thithjen e “trurit”, studentët e diplomuar jashtë vendit?3-Çfarë keni në plan për marrëveshja bilaterale me Greqinë për pensionet e emigranteve?Një pjesë me problemet me të cilët hasen emigrantët shqiptarë në Greqi, kreu i Fedreatës së Shoqatave Shqiptare Etmond Guri ja faturon edhe mungesës së një strategjisë nga ana e qeverisë shqiptare.