Mbërrijnë në Palermo e Kaljari qindra emigrantë të shpëtuar në kanalin e Siçilisë
Ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Portin e Palermos anija ushtarake "Vega" me rreth 548 emigrantë klandestinë të shpëtuar një natë më parë në ujërat e kanalit të Sicilisë, nga disa gomone e anjie në vështirësi të mbetura në mes të detit.Janë emigrant të kombësive të ndryshme , shumica e të cilëve rreth 400 nga Eritrea e pjesa tjetër nga Gambia, Gana, Burkina Faso, etj. Mes tyre janë 130 minorenë të pashoqëruar nga askush e 85 gra.Kryetari Bashkisë së qytetit të Palermos Leoluca Orlandi ka komentuar se "për herë të parë pas kaq vitesh kemi një numër kaq të madh minorenësh të pashoqëruar të mbërritur njëherësh në këtë qytet."Në molin Puntone të portit të Palermos është ngritur një qëndër e posacme identifikimi e organizimi me bashkëpunimin e Kryqit të Kuq italian, Karitasit, Prefekturës së Palermos e Organizatës së Mbrojtes civile.Sipas Prefektes Francesca Cannizo 400 emigratë gjatë orëve të ardhshme do të transferohen në 8 rajone të ndryshme italaine; 50 në Abruco; 50 në Lombardi; 50 në Marke; 50 në Emilia Romanja; 50 në Veneto; 50 në Toska, 50 në Umbria: 50 në Bazilikata. Ndërsa përsa i përket 130 minorenëve të pashoqëruar prefektja Connizo deklaron se "falë punës së shkëlqyer të komunës së Palermos është bërë e mundur sistemimi i të gjithë minorenëve."Komandanti i anijes ushtarake Vega, Antonio Dovizio ka informuar se 430 emigrantë janë shpëtuar nga një anije e cila ishte e mbushur me ujë pothuajse në të gjithë pjesën e saj të poshtme, ndërsa 116 të tjerë nga një gomone e cila ishte shfryrë në mes të Kanalit të Sicilisë, katër prej tyre një familje nga Eritrea me dy fëmijë të mitur janë zbarkuar me urgjencë në Lampeduza për shkak të temperaturës së lartë në trup të foshnjës së tyre të sapo lindur."Ndëkohë në portin e Kaliarit është në mbërritje anija norvegjeze Siem Pilot, me 963 emigrantë klandestinë, mes tyre 218 gra e 69 minorenë. 457 prej tyre do të qëndrojnë në Provincën e Kaljarit, 291 në Provincën e Ssassarit, 125 në Provincën e Nuoros e 90 në Oristano.Po gjatë mëngjesit të sotëm anija italiane e Rojes bregdetare ka shpëtuar 466 emigrantë në vështirësi në bordin e një anije e një gomoneje në Kanalin e Sicilisë.