Rama: Ja të ardhurat nga tatimet e doganat, Basha: Leri tabelat e mashtrimit, trego ku shkuan 160 mln $

Dy kundërshtarët politik, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë përplasur sërish në rrjetet sociale për shifrat e të ardhurave nga tatimet dhe doganaët. Shefi i qeverisë publikoi në FB një tabele me të ardhurat nga këto institucione duke lënë të kuptohej se këto të ardhura janë më të larta se në kohën e PD.“Shikojini pak të ardhurat nga tatimet e doganat krahasuar me ç'mblidhej në kohën e atyre që sot bërtasin ku kanë shkuar paratë!” shkruan Rama në FB.Ndërsa nuk ka vonuar edhe reagimi i liderit të opozitës, i cili ka përsëritur për të disatën herë vjedhjen e 160 mln dollarëve nga këto dy institucione. Basha i thotë Ramës që të lerë tabelat e mashtrimit, por të tregojë ku kanë përfunduar lekët e qytetarëve.“Kryepergjegjesi per vjedhjen e 160 milion dollareve nga tatimet dhe doganat eshte edhe kryegenjeshtari i Republikes. Keto dy vite rriti taksat. Rriti cmimin e energjise dhe te naftes. Rriti tarifat dhe aksizat. Dhe prape i mungojne 160 milione dollare ne 7 muaj. Leri tabelat e mashtrimit dhe trego ku perfunduan leket e qytetareve” ka shkruar kryedemokrati.ramaaa bashaa