Koreja e Veriut në "gjendje lufte" me jugun

Koreja e Veriut ka deklaruar se ka hyrë në një “gjendje lufte” me fqinjin e saj jugor.Në një deklaratë të agjencisë zyrtare koreanoveriore të lameve sot, Feniani thotë se “të gjitha çështjet e ngritura mes Veriut dhe Jugut do të trajtohen siç i takon”.Koreja e Veriut ka kërcënuar pothuajse çdo ditë të sulmojë jugun dhe bazat ushtarake amerikane  që nga fillimi i muajit mars.Të premten, dhjetra mijëra koreanoveriorë mbajtën një miting të madh në mbështetje të kërcënimeve të udhëheqësit të tyre për një sulm të mundshëm ushtarak kundër Shteteve të Bashkuara.Ushtarë, punëtorë dhe studentë marshuan në Sheshin Kim Il Sung të Fenianit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk ishte i pranishëm.Mitingu vjen mbasi Kim Jong Uni urdhëroi pregatitjen për një sulm me raketa ndaj territorit amerikan dhe bazës ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Guam dhe Hawaii.Agjencia Qendrore e Lajmeve në Korenë e Veriut tha se udhëheqësi vendosi në gadishmëri njësitë e raketave dje, mbas një takimi me komandantët më të lartë të ushtrisë. Ai tha se “ka ardhur koha që të lahen llogaritë” me Shtetet e Bashkuara.Një burim ushtarak i Koresë së Jugut i tha Zërit të Amerikës për shtimin e lëvizjeve ushtarake dhe lëvizjes së automjeteve në vendodhjen e raketave në Korenë e Veriut.