Ngërçi politik në Itali, takim tek Napolitano
Kriza politikë në Itali duket se po arrin majat e ndërsa kryeministri i mandatuar për të formuar një qeveri të re dështoi.Presidenti Italian xhorxho Napolitano do të mundohet sot të bind liderët e partive për një koalicion të mundshëm pasi një javë bisedime nuk i shërbyen Pier Luigi Bersanit drejtuesit të Partisë Demokratike për të formuar një qeveri.Nëse asnjë parti nuk do të arrijë të gjejë një marrëveshje për të formuar një qeveri brenda ditëve të ardhshme atëherë Italia do të detyrohet të mbajë zgjedhje të reja në muajin qershor një mundësi që po duket gjithmonë e më e mundur.Pas pesë javësh bisedimesh tre blloqet kryesore politike refuzojnë të formojnë aleanca midis tyre ndërsa asnjë aleancë tjetër e një prej këtyre tre koalicioneve me një parti të katërt nuk do të garantonte shumicën në parlament.Bersani i cili ka përjashtuar plotësisht bashkëpunimin në qeverisje me të djathtët, zhvilloi një ditë më parë bisedime me 5 Yjet lëvizjen e protestës së komedianit, Bepe Grillo, mirëpo këta të fundit kanë refuzuar votëbesimin e Qeverisë në parlament duke premtuar bashkëpunim vetëm për iniciativa të veçanta.Zgjedhjet e 24 e 25 shkurtit në Itali krijuan një ngërç të vërtetë politikë. Italia është duke u përballur me rënien ekonomike më të gjatë në 20 vjet që ka shkaktuar rënien e indekstit të kreditit në vlerësimin e rrezikshëm BBB+.