Otto Rehageli publicitet për raportin gjermano-grek
Otto Rehageli do të bëjë në Athinë publicitet për raportin gjermano-grek, ndërsa në Gjermani ai do të bëhet një ambasador i Greqisë. Trajneri gjerman e bën këtë me dëshirë, por në bazë të rregullave të tij të lojës.Kancelarja gjermane Angela Merkel ka karkuar që ai të angazhohet për përmirësimin e raportit midis Greqisë dhe Gjermanisë, ndërsa ministri i Brendshëm i Greqisë i kërkon që të bëhet një ambasador i Greqisë në Gjermani.Në kohën kur ishte trajner i kombëtares greke ai fitoi në vitin 2004 Kampionatin Evropian të Futbollit, në Greqi te Rehageli kanë shumë besim.Më e rëndësishmja në futboll, thotë ai, nuk është taktika, por protagonistët, lojtarët. Ata duhen parë si personalitete.Në vitin 2004 ai pati sukses, sepse respektoi tipin spontan dhe të egër të lojtarëve të tij grekë."Kontributi im ishte që u mësova atyre rregull dhe disiplinë" thotë Rehagel.A mund të jetë kjo rruga e artë edhe për zgjidhjen e problemeve greke? A do t'ia dalin dot grekët mbanë krizës së sotme? Dhe përgjigjja është : mund të arrish gjithçka po t'i bashkosh fuqitë. Sa i përket krizës ekonomike në Greqi ish tranjeri i kombëtare greke thotë se krizën nuk e shpiku Merkel.