Brazil, Doktoresha vret 300 pacientë

Rreth 300 vdekje të ardhura nga një spital braziliane,janë duke u studiuar për lidhje të mundshme që mund të ketë një ekip mjekësor i cili akuzohet  për vrasje.Mjekja Virginia Soares de Souza, ose siç njihet ndryshe në Brazil "Doktoresha e Vdekjes" dhe shtatë mjekë të stafit të saj në një spital në qytetin e Curitibas, aktualisht akuzohen për vdekjen e shtatë pacientëve. Por tashmë një hetues tha për mediat në Brazil,se ata dyshohen për eleminim të 300 personave, me qëllim të vetëm të liroheshin krevatet në spital.Mjekja 56-vjeçare u arrestua më 19 Shkurt, por u la e lirë me kusht të Enjten e kaluar në pritje të akuzës.Por të Mërkurën, prokurorët kërkuan një tjetër urdhër-arresti, sepse ekziston rreziku i dëmtimit të provave. Mario Lobato, që drejton hetimin për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë braziliane, shpjegoi se të 7 pacientët humbën jetën në rrethana shumë të ngjashme. Pasi fillimisht atyre u është injektuar medikamenti "Pavulon", që qetësonte muskujt dhe më pas bëhej e domosdoshme frymëmarrja artificial, ku pikërisht në këto moment pacienteve u kufizohej oksigjeni dhe vdisnin të asfiksuar.Doktoresha Soares de Souza, ishte shefja e departamentit të Terapisë Intensive në Spitalin Evangjelist, në shtetin e Paranas,që prej vitit 2005. Hetuesit deklaruan se do të paraqesin 1.700 raste vdekjesh, që kanë ndodhur prej këtij viti deri tani. Ndërkohë që doktoresha deklaron se është  e pafajshme, kundër saj rëndon dëshmia e infermierit Silvio De Almeida, i cili tha se "Ajo ndjehej si të ishte Zoti, bënte atë që donte dhe po kështu vepronin dhe mjekët e tjerë".