Rusi, vazhdon kontrolli i OJQ-ve

Në Rusi vazhdon vala e inspektimeve dhe kontrolleve në selitw e dhjetra organizatave jofitimprurëse në Rusi, pas miratimit të ligjit të shumë debatuar në fund të vitit 2012 që i përcakton ato si agjentë të huaj nëse marrin financime nga jashtë.Por në të njëjtën kohë është rritur edhe shqetësimi dhe protesta jashtë kufijve rusë. Berlini e Parisi kanë kërkuar shpjegime në ambasadat ruse, ndërsa shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Catherine Ashton ështe shprehur e shqetësuar  për këto veprime kundër shoqërisë civile.Pasi selitë e disa OJQ-ve u bastisën javën e shkuar, të mërkurën, u kontrolluan edhe zyrat e Moskës së Human Rights Watch e  Transparency International.Përveç dy organizatave të mirënjohuara ndërkombëtare, gjatë ditës u bastisën edhe zyrat e dy OJQ-ve gjermane, në kryeqytet dhe Shën Pjetërburg.Gjatë këtij mandati, presidenti Vladimir Putin ka akuzuar organizatat joqeveritare për ndërhyrje në politikën e brendshme, financuar nga fuqitë ndërkombëtare, për shkak të interesave të tyre në Rusi.Ligji që detyron deklarimin e financimeve dhe regjistrimin e punonjësve i jep të drejtë Rusisë që gjithashtu të mbyllë ato organizata, që vlerësohet se ndërhyjnë në punët e brendshme.