Korea e Veriut: Gati për sulm!
Koreja e Veriut, thotë se ka vënë seri raketash në gjendje gadishmërie për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bazat ushtarake në Paqësor si dhe ndaj Koresë së Jugut.Mediat shtetërore njoftuan se lideri Kim Jong, ka thënë se ka ardhur koha për të larë hesapet me imperialistët amerikanë.Ndërkohë avionët bombardues të Shteteve të Bashkuara, kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut. Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, tha se vendimi për të dërguar dy bombarduesit B-2, në Korenë e Jugut, kishte të bënte me ushtrime normale.Hagel tha gjithashtu se gadishulli Korean, dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgaditura për çdo sulm nga Pheniani."Ne, duhet ta bëjë të qartë se këto provokime nga veriu janë marrë shumë seriozisht dhe ne do të përgjigjemi", ka deklaruar Hagel.Koreja e veriut të mërkurën ka paralajmëruar se "lufta mund të shpërthejë në çdo moment".