Papa Françesku lanë këmbët e 12 të burgosurve
Papa Françesku ka larë këmbët e 12 personave të burgosur, në një qendër paraburgimi për të rinjtë, pranë Romës, gjatë së Enjtes së Shenjtë. Mijëra pelegrinë dhe turistë kanë mbërritur në Romë, për të qenë të pranishëm në ceremonitë gjatë kësaj jave të shenjtë përpara Pashkëve.Larja e këmbëve, ditën e Enjte përpara Pashkëve, është një traditë për të krishterët, që përkujton Darkën e Fundit të Krishtit. Kjo përbën pjesë të kalendarit papal të eventeve përpara Pashkëve, që cilësohen si festivali më i rëndësishëm i kalendarit të Kishës Katolike.Për Pashkë, mëngjesin e së Dielës, Papa i ri do të japë mesazhin e tij të parë "Urbi et Orbi", në qytetin e Romës, dhe për të gjithë botën.Kreu i ri i 1,2 miliardë katolikëve romanë në të gjithë botën, ka sjellë një sens të ri të thjeshtësisë në Vatikan, bëjnë të ditur korrespondentët në Romë. Pasi Papa Françesku ka vendosur të jetojë në një suitë të vogël të një rezidence për klerikët, duke ngrënë së bashku me priftërinjtë e tjerë në një dhomë ngrënieje të zakonshme, pasi vendosi të mos zhvendosej në apartamentin papal, si paraardhësit e tij në Pallatin Apostolik.Gjithashtu ai ka thyer traditën për ceremoninë e larjes së këmbëve, e cila performohej normalisht ndaj njerëzve laikë në një nga bazilikat e Romës. Këtë herë, Papa ka vizituar qendrën e paraburgimit "Casal del Marmo", në periferi të Romës.Ndërkaq Papa Benedikti XVI e vizitoi këtë qendër në 2007, por jo për meshën e së Enjtes së Shenjtë. Vetëm në dy vitet e para të papatit të tij, kreu vetë këtë ceremoni të larjes së këmbëve, ndërsa më pas ia delegoi priftërinjve.Gjatë këtij shërbimi, Papa lan dhe puth këmbët e 12 njerëzve, për t'iu përgjigjur numrit të Biblës në lidhje me xhestet e përulësisë së Jezu Krishtit ndaj 12 apostujve të tij, në natën para se të kryqëzohej.