Anastasiades: Qipro nuk e braktis Euron
Qiproja nuk ka ndërmend të braktisë monedhën e vetme evropiane. Presidenti Nikos Anastasiades tha se në asnjë mënyrë nuk do të eksperimentohet me të ardhmen e vendit.Por presidenti qipriot shprehu zhgenjimin për vendimin e BE, ndërsa akuzoi anëtarët e tjerë të Eurozonës për të bërë siç tha ai kërkesën e paparë që detyruan Qipron të bëhet një eksperiment."Ne nuk kemi ndërmend të lënë euron. Ne kemi shmangur rrezikun e falimentimit. Situata, pavarësisht tragjedisë është e qëndrueshme "tha Nikos Anastasiades.Bankat u hapën të enjten në Qipro pas 12 ditësh të mbyllura mes rregullave të forta të vendosura si pjesë e marrëveshjes së ndihmës. Njerëzit ishin në radhë duke u përpjekur për të hyrë në banka për të marrë paratë e tyre, por gjendja ishte përgjithësisht e qetë.Qipro është vendi i parë anëtar i Eurozonës që sjell kontrolle të kapitalit, si pjesë e kushteve të shpëtimit, dhe për të parandaluar rrjedhje të depozitave bankare.Ministri i Jashtëm qipriot Ioannis Kasoulides tha se kontrolle të tilla të cilat përfshijnë kufizimet mbi tërheqjen e parave, transfertat e parave dhe lëvizja e parave jashtë e Qipros mund të qëndrojë në vend për një muaj.