Zonja e parë e Kinës, një tjetër Michelle Obama e Azisë

Zonja e parë e Kinës vetëm pak ditë pas debutit të saj në këtë postë, ka krijuar përshtypjet e një tjetër Michelle Obama.Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar, se Peng Liyuan, bashkëshortja e Presidentit të ri të Kinës Xi Jinping, është gati për të bërë përshtypje  dhe të prezantojë imazhin e Kinës në botën e jashtme politike dhe shoqërore.Sopranoja e muzikës popullore  Liyuan ka shoqëruar bashkëshortin e saj  në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president i ri i shtetit të Kinës. Veshur me një pallto vija-vija, dhe me një shall bojëqielli ajo qëndroi pranë XI, kur ata arritën në Moskë, ndalesa e parë e udhëtiit të tyre. E qeshur, elegante, me një sharm të veçantë ajo shtrëngoi duart me pritësit ruse, një hap ose dy prapa burrit të saj."Ne kemi dashur gjithmonë që të kemi një grua të parë, elegante që të jetë prezantuese e denjë për Kinën në botën e jashtme", ka thënë një zyrtar kinez, "Tani ne kemi një të tillë." Shumë kinezë janë të entuziazmuar dhe e adhurojnë zonjën e tyre të parë. SHBA ka Michelle (Obama), ne kemi Peng Liyuan," kanë komentuar shumë rrjete socilae në Internet.E ndërsa 51 vjecarja Peng, nuk ka nevojë për ndihmë kur është fjala për marrëdhëniet me publikun. Pasi ajo është një soprano popullore, me famë  në Kinë për zërin e saj të qelqtë dhe fluturues madje edhe në këngët patriotike folklorike. Peng u lind në një familje artistësh në Provincën Shandong. Nëna e saj ishte një anëtare e një trupe teatri lokal, kurse babai i saj ishte një kurator i muzeut lokal.