Masakra në Sandy Hook, Adam Lanza zotëronte arsenal armësh

I riu, që vrau 27 persona në masakrën e Newtown, Connecticut, zotëronte një arsenal armësh dhe municionesh, tregojnë të dhënat e gjykatës.Më shumë se 1000 karikatorë, një bajonetë, disa shpata dhe thika u gjetën mes sendeve të zbuluara gjatë kërkimeve në shtëpinë e Adam Lanza-s. Detajet e kërkimeve u bënë të ditura, vetëm pasi i kaloi afati një vule nga gjykata, ditën e mërkurë.20-vjeçari qëlloi fillimisht të ëmën, përpara se të vriste edhe 26 persona të tjerë në shkollën fillore Sandy Hook, gjatë dhjetorit.Masakra, e cila përfundoi kur Lanza i dha fund edhe jetës së tij, shokoi Shtetet e Bashkuara dhe rigjallëroi debatin mbi kontrollin e armëve, për të parandaluar dhunën e armatosur.Presidenti Barack Obama, i cili e cilësoi ditën e tragjedisë si më të keqen e presidencës së tij, nisi një fushatë për forcimin e ligjeve kundër armëve, menjëherë pas masakrës.Të enjten, ai qëndroi bashkë me prindërit e viktimave të rinj të Newtown-it, duke nxitur senatorët të aprovojnë masat për kontrollin e armëve, gjatë votimit që do të mbahet muajin e ardhshëm.