Edhe një ditë pa rezultate! Italia po shkon drejt zgjedhjeve te reja
Përfundoi dhe një ditë mosmarrëveshjesh midis forcave politike për krijimin e një qeverie në Itali. Në konsultimet për krijimin e qeverisë Presidenti Napolitano është munduar të bind liderët e partive për një koalicion të mundshëm pasi një javë bisedime nuk i shërbyen Pier Luigi Bersanit drejtuesit të Partisë Demokratike për formimin e qeverisë.Në këtë takimi ishin të pranishëm krerët e grupit parlamentar të lëvizjes pesë yje, por mungonte lideri i saj Beppe Grillo që përpara bisedimeve i kishte telefonuar presidentit Giorgio Napolitano për t'i thënë se "nuk e ka përmendur kurrë mundësinë e pranimit të një qeverie teknike".Anëtarët e Lëvizjes pesë yjet, deklaruan para gazetarëve se "nuk do të japin mbështetjen e tyre ndaj një qeverie fallco- teknokratësh, dhe as ndaj partive që ndodhen në parlament. "Propozimi ynë mbetet një qeveri e cila do të udhëhiqet nga pesë yjet" tha njeri nga përfaqësuesit në senat të kësaj partie.Ndërsa nga pala e partisë Demokratike Enriko Leta deklaroi se "kjo parti nuk pranon kushtet për një qeveri gjithëpërfshirëse". "Ne kemi besim të plotë ndaj Presidentit të Republikës dhe ne presim veprimet e tij të mëtejshme," theksoi Leta duke shtuar se "PD ka propozuar për të formuar një qeveri me mbështetjen e jashtme të qendrës së djathtë-,", duke iu referuar bisedimeve te disa ditëve me pare me Bersanin.Partia e Mario Monti kërkoi që të fillojë një raund tjetër i konsultimeve për të identifikuar pikat kryesore që do të lehtësojnë formimin e qeverisë. Lideri i bllokut të djathtë, Silvio Berluskoni nga ana tjetër, pas një takimi prej më shumë se një orë me presidentin Napolitano, deklaroi se partia e tij, Populli i Lirisë ishte e gatshme të bashkëpunonte me Partinë Demokratike për krijimin e një koalicioni qeverisës, skenar ky të cilin është PD e Bersanit që e refuzon.Napolitano nisi të premten një raund të ri konsultimesh me shpresën e caktimit të një kandidati për kryeministër, i cili do të marrë mbështetjen e partive të përcara politike e të jetë në gjendje të krijojë qeverinë.