Azia në panik nga një virus i ri

Një virus i ri është përhapur në Lindjen e Largët, shumë më i rrezikshëm se virusi Sars, dhe që deri tani ka shkaktuar 11 viktima.Lajmin e bën të ditur “South China Morning Post”, që publikon një studim të Universitetit të Hong Kongut, sipas të cilit virusi i ri është në gjendje të infektojë gjallesa të ndryshme.Ndryshe nga Sarsi, virusi në fjalë mund të prekë organe të ndryshme tek njeriu dhe të vrasë me shpejtësi qelizat. Për momentin origjina e virusit nuk dihet, por ka rezultuar se ai është shfaqur për herë të parë tek lakuriqët e natës.Sipas shkencëtarëve të Hong Kongut, virusi, që në ditët e fundit ka vrarë edhe dy persona mes Emirateve Arabe dhe Arabisë Saudite, sulmon qelizat e njeriut në mëlçi, veshka, rrugët e frymëmarrjes, etj.Pikërisht për këto karakteristika, virusi i ri ka një kuotë vdekshmërie prej 56 për qind krahasuar me atë të Sars që është 11 për qind. Shqetësimi i shkencëtarëve është se virusi mund të pësojë ndryshime.