Koreja e veriut video për sulmin ndaj SHBA-ve

Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut ka publikuar një video ku shihet "plani i sulmit" ndaj Shteteve të Bashkuara, si dhe disa detaje të forcave të armatosura të këtij vendi. Por KNCA më pas ka raportuar se kjo video është publikuar gabimisht.Koreja e Veriut ka vënë raketat e saj në "gjendje gatishmërie", për një sulm mbi bazat strategjike të SHBA-ve në Paqësor, si kundërpërgjigje ndaj "fluturimeve sekrete amerikane" të cilat ishin regjistruar mbi gadishullin Korean, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KNCA. Sipas agjencisë, lejen për pozicionimin e raketave e ka nënshkruar natën e kaluar, në një takim me gjeneralët, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.KCNA ka publikuar edhe fotot nga mbledhja e jashtëzakonshme natën e kaluar.Ndërkohë analistët kanë komentuar se nuk është fjala për rrjedhje të gabuar të informacionit, por për një publikim që ka për qëllim të zmadhoj fuqinë e Koresë Veriore. Sipas fotografive, Pheniani ka 10 nëndetëse, 13 anije të mëdha desanti dhe gjashtë anije minahedhëse, ndërsa linjat përshkruajnë trajektoren e raketave drejt SHBA-ve.E ndërsa shumica e ekspertëve pohojnë  se këto kërcënime, ashtu si ato më parë, janë "të kota".Avionët  bombardues të Shteteve të Bashkuara, kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut. Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean. Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel,  tha se vendimi për të dërguar dy bombarduesit B-2, në Korenë e Jugut, kishte të bënte me ushtrime normale.