Britania nis hetimin për vrasjen e Berezovskit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2013, 08:55
Britania ka nisur hetimin lidhur me vdekjen e ish-oligarkut rus, Boris Berezovski.67-vjeçari është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në periferi të Londrës, të shtunën e kaluar. Një hetim policor, tregoi se Berezovsky mund të ishte varur.Hetimet për rastin janë duke u bërë dhe duhet kohë para se të dalin rezultatet e testeve të mëparshme, duke përfshirë ato toksikologjike e histologjike.Disa nga bashkëpunëtorët Berezovskit, kanë deklaruar se ai mund të ketë qenë në depresion për shkak të humbjeve të fundit financiare.Berezovksy është pasuruar në Rusi gjatë viteve 1990, por ka emigruar në Britani në vitin 2000.