Klandestinë drejt Anglisë, 3 në pranga, 2 në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2013, 13:43
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka shkatërruarr një grup mjaft të rrezikshëm kriminal ndërkombëtar, i cili trafikonte qenie njerëzore nga Shqipëria drejt Anglisë.5500 paund paguante një person për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar me anë të kanalit të Lamanshit. Ndërkohë që në prangat e policisë kanë rënë tre persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Arrestimet e kryera janë fryt i hetimeve disa mujorë të policisë dhe Prokurorisë. Gjithashtu bëhet me dije se pjesë e këtij rrjeti janë edhe disa persona të tjerë me qëndrim në Kosovë, Francë, Belgjikë dhe Britani e Madhe, nga ku priten edhe arrestime të tjera.