Bregu-Ramës: Voto 3 ligjet për integrimin përpara 23 prillit
Ministrja e integrimit Majlinda Bregu i ka bërë sërish thirrje kreut të PS-së edi Rama të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli për integrimin e vendit.Në një konferencë për shtyp, Bregu theksoi se Socialistët duhet t`i votojnë këto ligje përpara mbledhjes së radhës së këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së që zhvillohet më 23 prill.“Sot na ndajnë vetëm 23 ditë nga mbledhja e radhës e Këshillit të ministrave të jashtëm të BE, ku do të diskutohet zgjerimi i vendeve të Ballkanit, por fatkeqësisht jo Shqipëria, sepse nuk kemi votuar ende 3 ligjet që u vunë kusht për integrimin. Sot, kur kanë ngelur me pak se 8 seanca parlamentare , i bëj thirrrje Edi Ramës ta lejojë opozitën në parlament të votojë 3 ligjet, që mbajtën peng statusin për tre vjet. Edi Rama, bllokove për 3 vjet aspiratën evropiane të shqiptarëve, urdhërove opozitën të bojkotojë e të mos votojë vetëm këto 3 ligje, ndërsa ka votuar gjatë kësaj legjislature jo pak por plot 133 ligje. Sot, kur ke marrë sigurinë se statusi i kandidatit nuk miratohet dot nga BE para zgjedhjeve, sot kur nuk mund të kesh më frikë se përveç reformave madhore, anëtaresimit në NATO e liberalizimit të vizave, kjo qeveri do të hynte në zgjedhje edhe me fitoren e statusit të vendit kandidat, të pakten sot voto tre ligjet” tha BreguBregu theksoi se Rama duhet të heqë dorë nga bllokimi I 3 ligjeve, për të lejuar marrjen e statusit kandidatat për shqiptarët.“Në 23 prill është Këshilli i Stabilizm Asocimit, i fundit takim i palës shqiptare me BE para zgjedhjeve të 23 qershorit, ku, megjithëse si kofini pas të vjeli, ju duhet të tregoni se dini edhe të tërhiqeni nga pengmarrja. Shqipëria e ka merituar denjësisht statusin e vendit kandidat. Të ftoj Edi Rama që të gjesh forcën dhe vullnetin që të heqësh dorë nga bllokimi.Sot humbet edhe më shumë duke kembëngulur tek bllokimi i votimit të tre ligjeve.Mos mbaj me inate për interesa të ngushta personale siç ke bërë deri më sot. Voto tre ligjet” shtoi Bregu.