AIDA, bankat dhe sipërmarrja, bashkëpunim në kohë krize

Kriza e ekonomike dhe mungesa e kreditimit për sipërmarrjen ka detyruar Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve që të organizoj takime midis bankave dhe biznesit për të zgjidhur këtë situatë.Eneida Guria drejtoresha ekzekutive e këtij institucioni deklaroi se në këtë mënyrë bankat do të prezantojnë  ofertat e tyre dhe sipërmarrja do të njohë më nga afër produktet që ofrohen.Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend prezantuan linjat e tyre të kreditimit duke i dhënë një panoramë më të qartë biznesit vendas për atë çka ofrojnë.