Fasllia: Perimet shqiptare janë të sigurta

Perimet shqiptare janë të sigurta dhe nuk kanë rrezik për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.ZV.ministri i Bujqësisë Ndoc Fasllia ka garantuar të gjithë konsumatorët se stimulantët e përdorur nuk janë të rrezikshëm për shëndetin pasi përdoren edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.Numri 2 i bujqësisë e cilësoi përfoljen e kësaj çështjeje me begraund politik dhe të dëmshëm për prodhimet vendase.Ministria e bujqësisë ka deklaruar se kryen kontrolle të shpeshta nëpër farmacitë veterinare për ekzistencën e stimulantëve të rrezikshëm për shëndetin e njeriut pasi kjo është edhe një ndër kërkesat kryesore të Bashkimit Europian.