Një person vret rojen dhe veten në një ndërtesë federale në Manhatan
Një person hapi zjarr në një ndërtesë federale në jug të Manhatanit, ku ndodhet edhe një zyrë emigracioni. Autori i kësaj ngjarje mësohet se sapo ka hyrë në ndërtesë ka qëlluar mbi rojen e sigurisë duke e lënë atë të plagosur rëndë.Forca të shumta policie dhe autoambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Edhe pse oficeri i policisë u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të mëdha që mori e për pasojë humbi jetën.Ndërsa personi që qëlloi, sipas mediave është vetëvrarë pasi qëlloi policin dhe pasi një numër i madh automjetesh të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes.Një zyrtar i policisë identifikoi autorin si Kevin Doëning, rreth të 60-ave, por motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë dhe hetimet po vijojnë.Banorët e Manhatanit reaguan të shokuar nga ngjarja, ndërsa u shprehën se të shtënat me armë janë bërë thuajse të përditshme."Kjo është bota në të cilën jetojmë, ulesh në një tren apo lëviz në një rrugë dhe nuk je asnjëherë i sigurt se cfarë të pret, se cfarë do të ndodhë"- thotë një prej tyre.