Viti 1996/ Nano del nga burgu të marrë pjesë në varrimin e së ëmës dhe mesazhi për Berishën
"Do të doja të falenderoja autoritetet që më lejuan të marr pjesë në varrim së bashku me familjen e miqtë e mi për ti dhënë lamtumirën nënës time.Kur vdekja është në mes, edhe armiqtë i ulin armët. Por do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve” deklaronte Fatos Nano. Ishte viti 1996Turma të mëdha njerëzish presin liderin e Partisë Socialiste të dalë nga burgu pasi i ishte dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.Janë sekuenca të ngjarjeve të viteve të tranzicionit në Shqipëri. Associated Press vijon të publikojë video nga arkiva e saj.Videoja gati 2 minuta e gjatë është publikuar më 21 qershor. Mbi 5 mijë vetë morën pjesë në ceremoninë mortore . Me pranga në duar dy policë të veshur si civilë shoqërojnë Fatos Nanon brenda në shtëpi.Autoritetet përpiqeshin të lironin rrugën nga turma e madhe e njerëzve që kishin dalë në rrugë në krah të Fatos Nanos.Në kortezhin e funeralit përgjatë kryeqytetit është dashur të mbajë turmën larg makinës së Fatos Nanos.Por në momentin kur mbërritën në sheshin “Skënderbej” kortezhit iu desht të merrnin një drejtim tjetër pasi autoritetet kishin marrë masa duke vendosur mjete të rënda si eskavatorë për të ndaluar lëvizjen drejt sheshit."Fatos Nano ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë për 4 muaj pas trazirave popullore që rrëzuan komunizmin në qershor 1991.Tre vjet më vonë – në prill 1994- Fatos Nano u dënua me akuzën për shpërdorim të pronës shtetërore dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në një gjyq tepër të diskutuar. Por Nano konsiderohet si rivali më serioz i presidentit aktual Sali Berisha, dhe përfaqësues të të drejtave të njeriut thonë se kjo është arsyeja e burgosjes të tij” shkruante AP në kronikën e asaj kohe.
/Oranews.tv/