De Maziere: Shengeni në rrezik. Anglia të pranojë më shumë emigrantë
Numri i lartë i azilkërkuesve mund të verë në rrezik lëvizjen në zonën Shengen. Këtë ka paralajmëruar ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas De Maziere në një intervistë për BBC.De Maziere deklaro se marrëveshja e Shengenit po rrezikohet pasi vendet anëtare nuk luajnë të njëjtin rol në shqyrtimin dhe pranimin e kërkesave të azilkërkuesve.“Mbështesim Shengenin, veçanërisht në Gjermani. Ne jemi në zemër të Europës dhe marrëveshja është një arritje e madhe. Por nëse nuk zbatohen ligjet, marrëveshja është në rrezik. Prandaj duhen zgjidhje evropiane, në mënyrë që Shengeni të mbetet në fuqi”, tha ai në një intervistë për BBC-në.De Maziere i bën thirrje Britanisë së Madhe që të pranojë më shumë emigrantë.“Natyrisht Britania ka një rol të veçantë, por ajo nuk është pjesë e zonës Shengen”, tha De Maiziere.