Trafik droge nga Shqipëria, avioni zbulon gomonen me 167 kg mariuanë në Otranto
Policia financiare e qytetit të Leçes ka sekuestruar në brigjet italiane rreth 167 kg marijuanë e sapo zbarkuar nga Shqipëria.Ka qënë një avion i Policisë aeronautike, që patrullon këtë territor në kuadër të operacionit “Triton 2015”, i cili ka identifikuar në Kanalin e Otrantos, rreth 16 milje larg qytezës bregdetare San Kataldo, një gomone me në bord tre persona e një "ngarkesë" të dyshuar.Operacioni i menjëhershëm i policisë financiare të këtij territori ka bërë të mundur gjetjen e mjetin lundrues të sapo mbërritur në këto brigje si dhe një furgon i cili do të merrte në dorëzim "ngarkesën" prej rreth 167 kg marijuanë.Tre skafistët së bashku me bashkëpunëtorët e tyre në bregun italian, kanë braktisur mallin e mjetet në momentin që kanë nuhatur se policia italiane iu është vënë nën gjurmë.Ngarkesa me 167 kg marijuanë ishte hedhur në det nga skafistët me qëllim rekuperimin e mëvonshëm të saj, në territorin mes qytezave Torre Chianca e Fregole në zonën e njohur si "Case Simini" në provincën e Leçes.Ka qënë aksioni i policisë financiare që ka prishur planet e trafikantëve duke i detyruar të braktisin gjithcka për t'i shpëtuar identifikimit e arrestimit të tyre.Brenda furgonit të braktisur është gjetur një telefon celular me mesazhe në gjuhën shqipe, shkruan quotidianodipuglia.it.Prokuroria italiane e qytetit të Lecces ka hapur një proces hetimor për identifikimin e trafikantëve, gjetjen e dërguesve e destinacionin e kësaj lënde narkotike[caption id="attachment_565641" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar ne operacionin “Triton 2015”[/caption][caption id="attachment_565639" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gomonia me skafistet[/caption][caption id="attachment_565638" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gomonia e braktisur dhe ngarkesa me lende narkotike e hedhur ne det[/caption][caption id="attachment_565637" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar ne operacionin “Triton 2015”[/caption][caption id="attachment_565636" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar ne operacionin “Triton 2015”[/caption][caption id="attachment_565651" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gomonia ne det[/caption] /Oranews.tv/