Kur qëllohej helikoteri gjerman dhe tanket lëviznin lirshëm kudo
AP zbulon një tjetër ngjarje të vitit 1997 në Shqipëri.Kur persona të armatosur qëllojnë mbi një helikopterin gjerman, ndërsa po kryhej evakuimi i disa shtetasve të huaj që punonin në atë kohë në vendin tonë.Ngjarja ndodh në periferi të Tiranës, ku disa persona të armatosur në dy automjete të blinduara qëllojnë në drejtim të helikopterit gjerman që po evakuonte qindra shtetas gjermanë, zviceranë, austriakë dhe kinezë, që largoheshin për shkak të pasigurisë që sollën trazirat e vitit 1997.Pamjet tregojnë nënat me fëmijë të vegjël në krahë që përpiqen ti qetësojnë ndërsa nga të gjitha anët dëgjohen të shtëna me armë.AP e shoqëron videon me komentin se në atë kohë tanket dhe autoblindat e ushtrisë shqiptare i shihje ngado në rrugët e kryeqytetit nën kontrollin e personave të armatosur, ndërsa selitë diplomatike kishin marrë urdhër nga vendet e tyre për të evakuar qindra punonjës të tyre.
/Oranews.tv/