Digjet banesa e dy vëllezërve kosovarë sipërmarrës në sektorin automobilistik
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë natën e 21 gushtit banesën dykatëshe të dy vëllezërve kosovarë rezidentë në komunën e Castelnuovo në provincën e Teramos në rajonin e Abrucos në Itali.Dy vëllezërit kosovarë me familjet e tyre jetojnë e punojnë prej vitesh në këtë territor me një aktivitet të sukeseshëm në sipërmarrjen e tregtimit të automjeteve.Hetimet e para të policisë italiane flasin për një zjarr të qëllimshëm i nisur nga një grumbull materialesh zjarrndezëse në një cep në katin e parë të banesës.Zjarri ka qënë mjaft i fuqishëm, e ka nisur rreth orës 1 të natës duke shkaktuar djegjen e shkatërrimin e plotë të ndërtesës. Zjarrëfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës deri në orën 9 të mëngjesit për shuarjen e flakëve të ij.Për fat në banesën e cila prej pak kohësh ndodhej në fazë rikostruksioni, nuk gjendej asnjë prej pronarëve e familjarëve të tyre. Dy vëllezërit kosovarë ndodhen aktualisht me pushime jashtë kufirit italian. Policia italiane ka kontaktuar me ta mbi gjithcka që ka ndodhur e pritet rikthimit i tyre sa më i shpejtë.Edhe pse ende nuk ka një raportim zyrtar teknik të zjarrrëfikësve mbi këtë ngjarje, mbetet mjaft e fuqishme hipoteza e një zjarrëvënieie të qëllimshme e policia italiane ka deklaruar se nuk përjashton asnjë pistë hetimi që nga jeta private e dy vëllezërve kosovarë e deri tek aktiviteti i tyre tregtar.Banesa e familjeve të dy vëllezërve kosovarë është deklaruar nga autoritetet italiane e pabanueshme.