Flasin ekspertët: Qeveria e vonuar, aksioni kundër informalitetit duhet i përhershëm
Përfaqësuesit e biznesit gjejnë si shkak të informalitetit aplikimin e taksës progresive duke e renditur atë ndër faktorët kryesorë që ka sjellë rritje të evazionit. Administratori i Konfindustrisë deklaron se tashmë bizneset evitojnë pagesat e taksave duke dhënë rryshfet.Gjergj Buxhuku- "Ne duhet të vazhdojmë së pari politikën e procedurave fiskale të thjeshta, pra sisteme të njësuara dhe jo të shkallëzuara tatimesh dhe taksash dhe së dyti duhet të kishim taksa dhe tatime të ulëta, në të cilat bizneset dhe qytetarët duhet të ishin të interesuar vetë që të paguanin më mirë në shtet se sa të paguanin dhe korruptonin funksionarët e institucioneve fiskale."Edhe eksperti Zef Preçi shprehet se përshkallëzimi i taksave ka nxitur sidomos biznesin e madh që të abuzoj dhe të mos paguaj taksa.Zef Preçi- Sa më kompleks sistemi, me sa më shumë fraksione krijonë mundësinë për korrupsion, pra është vetë administrata që i mëson biznesit se si tu shmangen taksave dhe njëkohësishtë vetë bizneset, që është prirje e natyrshme kur nuk shohin shumë ura midis kontributeve dhe përfitimeve në taksa, të tentojnë të shmangen."Nisja e aksionit kundër informalitetit sipas biznesit konsiderohet një punë e përditshme. Prandaj ata mendojnë se vetëm një sistemi i ri fiskal mund të justifikonte lajmërimin e një aksioni të tillë.Buxhuku: "Qeveria mund të shpallte aksion vetëm atëherë kur do të kishte një fillim të ri të politikave fiskale."Ndërsa eksperti Zef Preçi shprehet se aksioni është i vonuar ndërkohë që vlerëson si të rëndësishëme pastrimin e administratës nga politizimi.Zef Preçi- " Problemet që lidhen me korrupsionin, me informalitetin, me evazionin janë probleme të lidhura integralisht midis tyre, që ushqejnë njëra-tjetrën. Rritja e kontrabandës, pakësimi i volumeve të konsumit të cigareve janë tregues që janë instaluar rrjete korruptive sic kanë qenë të administratave të mëparëshme dhe vazhdojnë të vjedhin taksat e shtetit dhe të pasurojnë njerëz të cilët këto para nesër i investojnë përsëri në politikë dhe krijohet një rreth vicioz."Buxheti i shtetit humb rreth 3.2 miliard euro në vit vetëm si pasojë e informalitetit në ekonomi, thuajse e barabartë me buxhetin e shtetit./Oranews.tv/