I armatosuri qëllon në trenin Amsterdam -Paris, e ndalojnë 2 marinsa USA

Një person i armatosur ka plagosur tre pasagjerë në një tren të linjës Amsterdam -Paris, ndërsa është ndaluar në kohë nga dy amerikanë.Incidenti ndodhi në trenin e shpejtësisë së lartë pranë stacionit në qytetin Arras, ku edhe sulmuesi 26 vjeçari maroken është arrestuar.Dy nga të plagosurit, një amerikan dhe një britanik ndodhen në gjendje serioze për shëndetin ndërsa mes tyre është dhe autori francez, Jean- Luc Aglande.Sipas burimeve policore, 26 vjeçari ishte i armatosur me një kallashnikov, një thikë, një pistoletë automatike dhe municione. Ai ka përdorur kallashnikovin dhe thikën gjatë sulmit.Sipas mediave franceze, marokeni ishte një person i njohur për shërbimet e inteligjencës ndërsa ka refuzuar të tregojë në polici arsyet e sulmitlMediat po ashtu raportuan se dy amerikanët që ndaluan marokenit të kryente një masakër në tren, ishin dy marinsa të paarmatosur që ndërhynë fatmirësisht në kohën e duhur. Vetë presidenti amerikan Barack Obama shprehu falenderimet më të përzemërta për dy marinsat.Si paasojë e incidentit , linja hekurudhore franceze shënoi disa vonesa në lëvizjen e trenave.[caption id="attachment_565624" align="alignnone" width="880"]sulmi ne tren amsterdam Ne foto: Dy marinsat që ndaluan personin e armatosur[/caption][caption id="attachment_565622" align="alignnone" width="640"]sulmi ne tren amsterdam Treni i linjës Amsterdam -Paris ku ndodhi sulmi[/caption][caption id="attachment_565623" align="alignnone" width="640"]sulmi ne tren amsterdam Stacioni i trenit te linjës Amsterdam -Paris ku ndodhi sulmi[/caption]Autoritet nuk kanë thënë ende nëse bëhet fjalë për një akt terrorist. Franca ka qenë në gjendje gaditshmërie që prej sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo dhe në supermarketin hebre në janar ku u vranë 17 persona/Oranews.tv/