Korçë, bie prodhimi i grurit, fermerët s'kanë lekë të blejnë farë cilësore
Në rajonin e Korçës ka rënë prodhimi i grurit për shkak se fermerët përdorin farë jo cilësore. Ata thonë se nuk mund të përballojnë çmimin e lartë me të cilin shitet fara e zgjedhur, ndërsa specialistët e bujqësisë flasin për abuzime në shitjen e farës dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për këtë problem.Çmimi i shtrenjtë i farës së zgjedhur të grurit që varion nga 60 deri në 80 mijë lekë të vjetra kuintali i detyron fermerët e Korces të kultivojnë farë jo cilësore."Nuk e blejmë dot, është 60 ose 70 lekë kilogrami. Mungesa e farës dihet, po nuk pate farë të mirë nuk bën dot prodhim. Farën e sigurojmë dhe e ndërrojme pastaj me miqësi" thonë fermerëtFara e një cilësie të mirë mund të sigurohet nga Qendra e Transferimit të Teknologjive bujqësore, por fermerët nuk përballojnë dot çmimin.Roland Meçaj, drejtori i Qendrës së Transferimit në Korçë, thotë: "Ne plotësojmë rreth 10 % të nevojave të qarkut të Korçës, por ka ndodhur shpesh që fermerët të përdorin edhe farën nga prodhimi i tyre dhe kjo ka çuar në ulje të prodhimeve."Ndërsa Specialistet e bujqësisë e shohin ndryshe këtë problem duke theksuar se me çmimin abuzohet nga tregtarë që e blejnë farën pranë kësaj qendre dhe se për këtë çështje nuk ka një strategji afatgjatë.Specialisti i bujqesisë, Demir Arza: "Këtë vit rendimenti i grurit ka rënë për arsye të farës matero-gjenetikë që përdorin fermerët. Në rajonin e Korçës kemi Qendrën e Transferimit të Teknologjisë. Realisht në këtë qendër nuk ka farë për të shitur, e paçertifikuar, e pastandartizuar dhe ajo sot është e tregtuar. Kam dëgjuar fjalë nga fermerët që çfarë nuk tregtohet në këtë qendër transferimi, sepse tek kjo është tregtuar më përpara."Një vit më parë rendimenti mesatar i grurit në rajonin e Korcës arrinte në 37.2 kuintal për hektarë, ndërsa këtë vit prodhueshmëria ra në afro 30 kuintal për hektar./Oranews.tv/