Emigrantë nga Shqipëria e Ukraina mësyjnë Çekinë për të kaluar në Britani

Emigrantë të shumtë nga Shqipëria dhe Ukraina po mësyjnë çdo ditë Çekinë. Ky është shqetësimi që përcjellin mediat çeke duke e konsideruar një fenomen të ri për vendin.Shqiptarët dhe ukrainasit mësyjnë Çekinë me qëllimin për të kaluar më pas drejt Britanisë.Referuar policisë mediat e kanë përshkruar me tone të forta këtë fenomen duke shkruar se Çekia "po përmbytet" nga emigrantët shqiptarë e ukrainas që mbërrijnë duke përdorur dokumente të falsifikuara."Kjo është një prirje e re në aktivitetet kriminale. Ukrainasit dhe shqiptarët janë duke përdorur pasaporta të falsifikuara për të udhëtuar në Britani dhe është vënë re se falë teknologjisë moderne dokumentet e falsifikuara është vështirë ti dallosh sepse kanë ngjashmëri të madhe me ato autentike"- deklaron policiaKontrollet e ushtruara në mjetet e udhëtimit kanë zbuluar se thuajse cdo ditë përballen me të paktën 20 raste të tilla. Emigrantët e paligjshëm përdorin pasaporta false italiane, greke apo dhe kineze e turke. Por policia zbulon se ka patur edhe raste që shtetas çekë me të ardhura modeste kanë shitur mjetet e tyre të identifikimit këtyre emigrantëve kryesisht shqiptarë, kundrejt përfitimeve të majme. Policia thotë se duhet forcuar legjislacioni, pasi humbja e dokumentave personale nuk parashikon ndonjë dënim të rëndë.