Frika nga emigrantët, Bullgaria monitoron kufijtë me helikopterë
Helikopterë ushtarakë do të ndihmojnë në monitorimin e kufijve të Bullgarisë për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të emigrantëve që përpiqen të hyjnë në këtë vend” deklaroi zëvenndës ministri i Brendshëm bullgar Filip Gunev.Në një intervistë për mediat bullgari Gunev komentoi zhvillimet e fundit duke shprehur qartë frikën e rritjes së fluksit të azilkërkuesve të cilët po përpiqen të shkojnë në Europë përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe HungarisëMegjithëse numri i azilkërkuesve është i vogël në krahasim me vendet fqinje, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç paralajmëroi në fillim të kësaj jave se ndërtimi i gardhit përgjatë kufirit me Hungarinë mund të nxisë lëvizjen e emigrantëve drejt Bullgarisë, si vend tranzit për të kaluar më pas në vendet europiane.Ai tha se ministria e Mbrojtjes nuk ka ndërmend të forcojë trupat ushtarake në kufi për momentin por do të monitorohet me kujdes situata në vendet fqinje, Maqedoni, Turqi dhe Greqi. Ndërkohë policia dhe ushtria po kryejnë kontrolle të përbashkëta në pikat kyçe të kufirit shkruan novinite.com/Oranews.tv/