Marokeni plagos tre pasagjerë në trenin e linjës Amsterdam -Paris

Një person i armatosur ka plagosur tre pasagjerë në një tren të linjës Amsterdam -Paris, ndërsa është ndaluar në kohë nga dy amerikanë. Incidenti ka ndodhur në trenin e shpejtësisë së lartë pranë stacionit në qytetin Arras, ku edhe sulmuesi 26 vjecari maroken është arrestuar.Dy nga të plagosurit, një amerikan dhe një britanik ndodhen në gjendje serioze ëpr shëndetin.Sipas burimeve policore, 26 vjecari ishte i armatosur me një kallashnikov, një thikë, një pistoletë automatike dhe municione. Ai ka përdorur kallashnikovin dhe thikën gjatë sulmit.Sipas mediave franceze, marokeni ishte një person i njohur për shërbimet e inteligjencës ndërsa ka refuzuar të tregojë në polici arsyet e sulmit.Mediat po ashtu raportuan se dy amerikanët që ndaluan marokenit të kryente një masakër në tren, ishin dy marinsa të paarmatosur që ndërhynë fatmirësisht në kohën e duhur.Si pasojë e incidentit , linja hekurudhore franceze shënoi disa vonesa në lëvizjen e trenave. Autoritet nuk kanë thënë ende nëse bëhet fjalë për një akt terrorist. Franca ka qenë në gjendje gatishmërie që prej silmit në revistën satirike Charlie Hebdo dhe në supermarketin hebre në janar ku u vranë 17 persona