Vajza me të dashurin simulojnë rrëmbimin, i kërkojnë të atit 400 mijë euro
Aventura e një vajze me të dashurin e saj për t’i marrë të atit, biznesmen i njohur në fushën imobiljare, një shumë të madhe parash ka përfunduar keq, me arrestimin e të dyve dhe shokut të tyre.Si nis historia- Burime nga policia e Tiranës zbardhin për Ora News detaje të ngjarjes e cila është zbuluar dhe pranuar nga të rinjtë në polici.N.Ç dhe O.H të dashuruar kishin dy tre ditë që mendonin të grabisnin një shumë lekësh të atit, që sipas këtyre burimeve është një biznesmen i njohur në fushën imobiljare. Vendosën të simulonin rrëmbimin e saj. Pasi bëjnë planin 18 vjeçari O.H kërkon ndihmën e shokut të tij K.Gj 19 vjeç.Telefonata biznesmenit - Në orën 12 të 21 gushtit një telefonatë në numrin e celularit të 60 vjeçarit L.Ç vjen një thirrje. Një person i paidentifikuar i thotë se kishte në dorë vajzën e tij të vogël , shtetasen N. Ç dhe për lirimin e saj kërkonte shumën prej 400 mijë eurosh.“Nga puna e kryer ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin O.H, 18 vjec, banues ne Tirane, 2- K.Gj, 19 vjec, banues në Tiranë, 3- N.Ç, 18 vjec kishin organizuar duke simuluar rrëmbimim e shtetases N. Ç, me qëllim për të marrë shumën e 400.000 euro babait të saj shtetasit L.Ç. (Neni 109/b 25 K.Penal) “informon policia e Tiranës sot, 22 gusht 2015Vajza ishte në hotel- Gjatë kësaj kohe vajza qëndronte në hotel. Menjëherë 60 vjeçari bën denoncimin në polici se vajza e tij nuk ndodhej në shtëpi dhe për telefonatën e rrëmbimit. Policia nis veprimet hetimore dhe nis marrjen në pyetje të disa personave me të cilën shoqërohej. Në momentin kur policia bie në gjurmët e tyre, të rinjtë të cilët mesaduket nuk mendonin se babai do bënte denoncimin në polici anulojnë planinVajza kthehet në shtëpi- Ndërsa mamaja ishte në polici dhe po merrej në pyetje si person që mund të ndihmonte në zbardhjen e historisë, një telefonatë nga vajza e njofton se gjoja ishte lënë e lirë dhe se ishet kthyer në shtëpi.Më pas policia shoqëroi vajzën dhe të dashurin e saj të cilët kanë zbuluar se të gjithën e kishin organizuar për të marrë një shumë parash nga 60 vjeçari biznesmen.Materialet proceduriale ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejshme. " informoi policia e Tiranës përmes një deklarate për shtyp.[caption id="attachment_567371" align="alignnone" width="1002"]
Ne foto: Nensi Çobo[/caption]Oranews.tv