Do të jesh një shkrimtare? J.K. Rowling ka disa këshilla për ty
Shkrimtarja J.K Rowling është një ndër frymëzimet më të mëdha për të gjithë ata që ëndërrojnë që një ditë të bëhen shkrimtarë.Ajo nisi të shkruajë librat e Harry Potter në një kohë që po përballej me pasojat e divorcit , rritjen e një foshnjeje,humbjen e nënës së saj dhe jetësën në një apartament qeraja e të cilës paguhej nga shteti për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike.Kur Rowling mbaroi librin e parë , ai u refuzua nga 12 botues të ndryshëm para se të bëhej best seller.E pyetur në Twitter ditën e shtunë nga një fanse e re e cila tha: “Ëndrra ime është të bëhem shkrimtare, por prindërit e mi mendojnë që është një profesion që nuk ja vlen. Cfarë mund të bëj që t’ia ndryshoj mendimin?”, J.K Rowling u përgjigj “ Bëj atë që kam bërë unë ,shtiru sikur do të bësh diçka tjetër por ndërkohë shkruaj në fshehtësi derisa të kesh lirinë për të bërë atë që do. Kurrë mos u dorëzo derisa të realizosh ëndrrat e tua.”/e.a/Oranews.tv/