Kultivuan tokat me drogë, arrestohen vëllezërit, asgjesohen 134 rrënjë kanabis

2 vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit për kultivim të lëndëve narkotike.Mehdi dhe Gëzim Hilaj, 30 dhe 44 vjeç, të dy banues në Gjorëm u kapën në flagrancë, pasi kishin mbjellur prapa banesave të tyre kanabis sativa.“Në baze të informacioneve të marra në rrugë operative dhe në zbatim të planit të masave të Komisariatit të Policise Kurbin për kontrollin e territorit në zonen e Bashkisë Mamurras, në fshatin Fushë – Gjorëm dhe pikërisht në oborrin e banesës këtyre shtetasve, mbrapa banesës së tyre u gjetën 134 rrënjë bimë narkotike si ajo e llojit “Cannabis Sattiva”, me lartesi 2 -4 metra, në banesën e shtetasit M.L u gjetën 43 bimë dhe në banesën e shtetasit G.L u gjetën 91 bimë”,Lënda narkotike u asgjesua në vend me anë të djegies, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” .3