Rritet vdekshmëria foshnjore: Shqipëria e parafundit në Europë dhe Rajon
Rritet vdekshmeria foshnjore ne Shqiperi me 1.9 ne 5 vite. Te dhenat shqetesuese vijne nga Eurostat, qe ka krahasuar kete tregues te vitit 2008 me ate te vitit 2013, per te dale ne perfundimin se ne Shqiperi vdekshmeria foshnjore eshte ne raportin 7.9 vdekje ne 1 mije lindje.Agjensia Europiane e Statistikave raporton shifra ne rritje te vdekshmërise foshnjore ne Shqiperi. Eurostat njofton se ne vitin 2013, në 1 mijë lindje vdesin 7.9 foshnje.Krahasuar me vitin 2008 ku kishte e 6 vdekje për 1 mijë lindje, ky tregues eshte rritur me 1.9 per 5 vjet.Si faktor kryesor në rritjen e vdekshmërisë foshnjore Eurostat rendit burimet e kufizuara financiare, kushtet e këqija të jetesës, apo edhe informacionin e ulet te grave në zonat rurale.Sipas raportit të publikuar nga Eurostat, Shqipëria renditet parafundit në listen e vendeve europiane dhe te Ballkanit per treguesin e vdekshmërisë foshnjore.Vendin e fundit ne rajon e mban Maqedonia, e cila ka 10.2 vdekje në çdo 1 mijë lindje.