Marrëveshja e Ohrit, BDI pranon se institucionet nuk e zbatojnë
Në Maqedoni shënohet përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit, 14 vjet pasi qeveria e Shkupit dhe përfaqësuesit e shqiptarëve ranë dakord ti jepnin fund diskriminimit të pakicave në vend, duke i dhënë kështu fund konfliktit disa mujor që shpërtheu në 2001.Zëvendëskryeministri, Musa Xhaferri, përfaqësues i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, i ngarkuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tha se ka ende institucione që nuk respektojnë marrëveshjen.“Ka edhe të atillë që edhe pse e kanë nënshkruar nuk e pranojnë, nuk e respektojnë MO-në, e cila sipas shumë analistëve është një frymë evropiane dhe është mbështetur në modelin evropian të pajtimit të popujve të Evropës për të krijuar Unionin Evropian pas shumë viteve, për ti lënë hakmarrjet dhe luftërat në histori, për të hapur perspektivë për shtetet e tyre, popujt e tyre”.Sipas tij, dokumenti i shërben frymës europiane, pajtimit të popujve dhe lënies së hakmarrjes në histori.“Vlen të theksojmë pajtimin mes gjermanëve dhe francezëve si shembulli më i mirë që është shtylla e BE” theksoi Xhaferri.Ndërsa Partia Demokratike Shqiptaren në opozitë ka akuzuar BDI se mbajtja e festimeve të përvjetorit është një marrëzi politike, duke theksuar se mospërmbushjae obligimeve bazë që burojnë nga jo marrëveshje i bën të pavend dhe absurd manifestimet.“Të mos harrojmë se përveçse është 14 vjetori i nënshkrimit, sivjet mbushen 11 vjet nga tejkalimi i afatit të implementimit të saj”thekson PDSH në reagimin e saj.Ndërkaq analistët shqiptarë në Shkup deklarojnë se moszbatimi i kësaj marrëveshje solli edhe incidentin e Kumanovës.