Problemi me toponimet, emigrantët: Na duhen pasaportat para 15 shtatorit
Afrimi i 15 shtatorit, datës së përfundimit të marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij grek për çështjen e toponimeve, ka detyruar emigrantët të rrinë me orë në radhë për marrjen e pasaportës biometrike. Ata thonë se nguten të pajisen me pasaportë, pasi pas mesit të shtatorit nuk kalojnë dot kufirin me pasaportën e vjetër.Afrimi i datës 15 shtator, kur skadon dhe marrëveshja Shqipëri Greqi për çështjen e toponimeve, po detyron emigrantët shqiptarë të perballojne rradhet e gjata ne perpjekje per t'u pajisur me pasaportë biometrike.Ata shpjegojnë se nëse nuk marrin pasaportën e re për fëmijët me vendlindjen të shkruar në gjuhën angleze, ndërkombëtarisht, pas mesit te shtatorit nuk u lejohet kalimi në kufi nga pala greke.Emigranti: Jam këtu për të pajisur kalamajtë me pasaporta, nuk të lë ai. Na lanë herën e fundit vjet kur ikëm, tani nuk të lë më ai. Nuk të vë vulë në pasaportë, ke një letër me kuadrate, aty të vënë vulën.Emigranti: Erdha vërdallë kështu lart dhe poshtë, se nuk kemi dhe kohë, duhet të nxitojmë për të ikur. Nga Pogradeci tani, kuponat në Korçë.Në komisariatin e Korçës numri i emigrantëve që u nevojitet pajisja me pasaporta të reja që sistemojnë problemin e toponimeve është i larte.Emigrantja: Për një germë që e kanë bërë gabim dhe mbarimi i 5-vjeçares.Emigrantja: Kam 3 javë që i kam dhënë dhe nuk i kam marrë. Tani më thanë të kalojë dhe një javë, pastaj të vini ti merrni. Pasaportë për gocën time.Ora News kontaktoi me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, të cilët konfirmuan se "shteti shqiptar ka një marrëveshje me palën greke dhe për të gjithë ata që nuk kanë arritur t'i rregullojnë pasaportat, deri në 15 shtator nuk do të kenë asnjë pengesë".Edhe drejtori rajonal për kufirin dhe migracionin në Qarkun e Gjirokastrës Qerim Aliaj, konfirmon të njëjtën gjë.Por si do të ndryshojnë emrat?Toponimet greke që në shqip shkruhen: Selanik, Korfuz, apo Kostur, në bazë të vendimit të konferencës së vitit 2007 në Nju Jork për standardizimin e emrave të vendeve, do të shkruhen Thessaloniki, Kerkyra, Kastoria.Janë me mijëra emigrantë shqiptarë që prej 22 vitesh e kanë ndërtuar jetën në Greqi dhe që preken nga çështja e toponimeve.[caption id="attachment_561106" align="alignnone" width="1005"]
Rradha ne zyren e gjendjes civile ne Korçë[/caption]