Ish presidenti amerikan Karter deklaron: Kam kancer
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhimi Karter deklaroi ditën e mërkurë se vuan nga kanceri dhe tanimë është përhapur në pjesë të tjera të trupit.Politikani 90 vjeçar iu nënshtrua një operacioni në mëlçi në Guiana në fillim të këtij muaji ku hoqi një masë të vogël të kancerit duke patur shpresa për shërim të plotë.“Të gjithë pjestarët e familjes time vdiqën nga kanceri në pankreas.” –tha Karter për CNN.Nuk është e qartë se ku e ka fillesën kanceri në trupin e ish presidentit apo se deri ku është përhapur.Megjithatë familja e tij ka qënë e prekur historikisht nga kanceri në pankreas, gje që mund të jetë shkak dhe për gjendjen e Xhimi Karter.Ai humbi babain, vëllain dhe dy motrat për shkak të kësaj sëmundje.Mamaja kishte kancer në gji që më pas i kaloi në pankreas.“Nëse ke kancer në pankreas vdes. Absolutisht!”- është shprehur Karter në vitin 2008.Korrespondetja e CNN Sanjay Gupta tha se shëndeti i ish presidentit varet nga dy gjëra: se sa e madhe është masa dhe sa shumë është përhapur kanceri.Në një deklaratë presidenti Barak Obama tha se sëbashku më Michelle Obama i dërgon urimet më të përzemerta për një shërim të plotë dhe sa më të shpejtë.Karter tha se do i nënshtrohet një trajtimi në universitetin Emory në Atlantë dhe se pas një jave do të japë më shumë informacion për gjendjen e tij.Figura të tjera politike i kanë uruar Xhimi Karter shërim të shpejtë në rrjetin social Twitter.