BE dhe SHBA kërkojnë edhe përfshirjen e Vuçiç në finalen e dialogut

Washingtoni dhe Brukseli insistojnë për një angazhim më të madh të Aleksandar Vuçiç, Zv.kryeministrit të Serbisë dhe liderit të SNS-së (Partia Përparimtare serbe) në bisedimet për Kosovën, shkruan sot gazeta Blic.Amerikanët ia kanë dërguar ftesë zyrtare Vuçiçit që bashkë me kryeministri Ivica Daçiç të marrë pjesë në raundin final të negociatave me Kosovën më 2 prill në Bruksel."Këtë kërkesë Vuçiçit ia ka paraqitur edhe baronesha Catherine Ashton" shkruan Blic.Ndërsa për Vuçiç nuk është esenciale pjesëmarrja e tij në bisedime, por përmbajtja e tyre dhe marrëveshjet për serbët e Kosovës.