Blomeyer: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet, s'ka plan B

Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer shpreson se raundi i ardhshëm i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të jetë i suksesshëm, duke theksuar se nëse dialogu dështon nuk ka ndonjë plan rezervë.“Mendoj se ka disa indikacione pozitive. Të dyja palët kanë thënë se kanë arritur përparim dhe se po bisedohet në atmosferë të mirë. Edhe baronesha Catherine Ashton gjithashtu ka thënë se është optimiste, kështu që të gjithë shpresojmë në sukses ", ka thënë ambasadori Bloymer për agjencinë shtetërore serbe Tanjug.I pyetur se çfarë do të ndodhë në qoftë se raundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel, më 2 prill, nuk do të jetë i suksesshëm, ambasadori gjerman ka thënë se “nuk ka ndonjë Plan B, dialogu duhet të rezultojë me sukses”.