Kryeministri maqedonas Gruevski “përzihet” nga Kërçova
Komuna e Kërçovës në Maqedoni vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit edhe pas fitores së kandidatit shqiptar Fatmir Deharit në zgjedhjet lokale të 24 marsit.Qëndrimi i kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në shtabin e partisë së tij VMRO-DPMNE në Kërçovë ka nxitur kontradita të shumta.Gruevski është pritur me fishkëllima dhe revoltë nga anëtarësia partiake e cila kishte dalur para selisë partiake të VMRO-DPMNE-së duke kërkuar sqarim nga kryeministri për fitoren e BDI në Kërçovë."E kuptoj zemërimin dhe revoltën te njerëzit pasi që ai është edhe zemërimi im edhe revolta ime. Ata kanë probleme tani, kanë sfida, ato janë edhe sfida dhe probleme të miat dhe prandaj jam këtu. Ne mbetemi për Kërçovën. Qeveria në të ardhmen do të bëjë angazhime që t'ju ndihmojë, të ketë më shumë vende të punës, ndërtime dhe investime në Kërçovë me qëllim që qytetarët ta marrin atë që e meritojnë, e ajo është jetë më cilësore", deklaroi Gruevski.Kryeministri maqedonas javën e kaluar gjatë fushatës zgjedhore në këtë qytet i bëri thirrje maqedonasve që masivisht të dalin të votojnë në komunën e Kërçovës, duke i treguar siç tha ai se e kujt është Kërçova. Ai kishte theksuar se nuk duhet lejuar shqiptarët të marin Kërçoovën.