Oferta e fundit e Baroneshës Ashton për Serbinë

Mediat serbe kanë vazhduar me publikimet rreth ofertave të ndryshme që i janë bërë kryeministrit serb Ivica Daciç në takimin e 22 marsit në Bruksel.Pas një dokumenti që para disa ditësh e botoi gazeta Politika e Beogradit, e që përmban zgjidhjet që Brukseli i ofron Beogradit për Bashkësinë e komunave serbe në veri të Kosovës, gazeta serbe "Blic" pas mbledhjes së mbrëmshme të kreut shtetëror serb, ka botuar dokumentin prej tetë pikash që Catherine Ashton ia ka ofruar Daçiç në tavolinë, sipas sistemit merre ose lëre.1. Bashkësia e komonave serbe do të themelohet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta manifestojë identitetin e tyre;2. Bashkësia do të ketë statutin e vet personal.3. Bashkësisë do të formohet në bazë të modalitetit që e përmbajnë statutet ekzistuese të komunave të Kosovës.4. Në harmoni me Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe me ligjet e Kosovës, komunat përkatëse mund të vendosin nëse do t'i ndajnë kompetencat dhe t'i kryejnë ato me anë Bashkësisë.5. Bashkësia do të ketë kontrollin e përgjithshëm strategjik në fushat sikurse janë: zhvillimi ekonomik, arsimi e shëndetësia dhe çështjet tjera lokale.6. Bashkësia do t'i kryej kompetencat shtesë të cilat në të ardhmen mund t'u ndahen komunave nga pushteti qendror.7. Bashkësia do ta përfaqësojë bashkësinë serbe para autoriteteve qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë vend në Këshillin konsultativ të bashkësive.8. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore, në vitin 2013, me ndihmën e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë  në harmoni me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare."Blic" shkuan se fjala është për interpretimin sipërfaqësor të planit të Ahtisaarit që është  kaluar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.