Thirrje Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje më 2 Prill

Vetëm disa ditë para takimit të rradhës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë, Goran Svilanoviç, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje dhe mos të lëshojnë rastin e kësaj rradhe.Ish ministri i Jashtëm i RFJ-së, Goran Svilanoviç,ka theksuar se ky vit është një rasti i mirë për marrëveshje mes dy vendeve, pasi 2014 është një vit i vështirë për BE-në e cila do të kyejë  zgjedhje  brenda saj,  gjë kjo që s’do ti japë shumë vëmendje diskutimeve të Serbisë dhe Kosovës.Nga ana tjetër, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se bashkëpunimi rajonal duhet të ketë një axhendë të qartë dhe duhet të jetë për të mirën e qytetarëve.Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka theksuar se bashkëpunimi rajonal nënkupton qarkullim të lirë të njerëzve dhe në shumë fusha të tjera.Ish-ministri i Jashtëm Jugosllav, Goran Svilanoviç mori pjesë në një debat lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe integrimet të organizuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.