Nikoliç: Nuk mund të zgjedhim mes Kosovës dhe BE-së
Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se është e pamundur të bëhet një zgjedhje në mes Kosovës dhe BE-së.Në një intervistë për televizionin serb B92, Nikoliç ka theksuar se duhet të arrihen të dyja çështjet dhe jo të ndahen.“Duhet të synojmë të arrijmë të dy qëllimet, kurse janë shumë të lidhura të dy çështjet. Zgjidhjet që kanë të bëjnë me Kosovën do të mund të rrezikonin rrugën tonë drejt BE-së. Shqiptarët po i parashtrojnë kërkesat e tyre kurse ne duhet të përshtatemi. Në qoftë se për këtë e kanë përkrahjen e BE-së, atëherë neve atje as nuk na presin”, ka thënë Nikoliç.Nikoliç ka shpjeguar se Serbia do të përgatisë një document për dialogun me Kosovën. ”Deri të enjten do të përgatisim një dokument dhe çdo çështje do ta konkretizojmë, çdo pjesë në të cilën dëshirojmë që bashkësia e komunave serbe të vendos, të definojmë çfarë është ajo”, ka thënë ai, duke shtuar se dokumenti do të duhej të jetë gati për seancën e Kuvendit të Serbisë.Nikoliç ka thënë se është në pozitë të tillë që për vija të kuqe flet me bashkëpunëtorët e tij në mbledhjet e kreut shtetëror.Megjithatë ai ka theksuar se vija e kuqe serbe është të mos pranohet kurrë pavarësia e Kosovës, që në Kosovë të mos ketë forca të armatosura dhe që serbët atje ku jetojnë vetë të vendosin për problemet e tyre.